image Vrasja e Armendes, reagon ambasadori Kosnett

Kosovë

Vrasja e Armendes, reagon ambasadori Kosnett

news image

Sot i është dhënë lamtumira e fundit Aremenda Aliut, gruaja 42 vjeçare që u vra në Prizren. Për vrasjen e rëndë ka reaguar ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Në një postim në Twitter, Kosnett ka shkruar se është koha që të propozohen zgjidhje për rastet e dhunës në familje.

“Vrasja tragjike në Prizren na përkujton se dhuna në familje kërkon zgjidhje nga shoqëria. Institucionet duhet të ndalojnë trajtimin e kësaj dhune si problem familjar dhe të përmirësojnë parandalimin dhe mbrojtjen. Është koha që palët të propozojnë zgjidhje për të përballur dhunën”, ka shkruar Kosnett.

Armenda Aliu është vrarë në Prizren, i dyshuari i vrasjes është burri i saj Bajram Velija 61 vjeçar, atij i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji./Sinjali/