image Vrasja e Albert Mujës/ Nesër protestohet në Mitrovicë

Sociale

Vrasja e Albert Mujës/ Nesër protestohet në Mitrovicë

news image

Vrasja e 25-vjeçarit, Albert Muja, që ndodhi mesnatën e së shtunës së kaluar, ka ngjallur reagime të Shoqërisë Civile të Mitrovicës, e cila nesër do të organizojë një protestë paqësore për të bërë thirrje që të ndalen vrasjet.

Protesta “Stop vrasjeve, ne jemi Alberti”, do të mbahet në Sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, në orën 12:40.

Bashkohu në marshin protestues #UnëJamAlberti. Mos ma vrit ardhmërinë e shtetit tim”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Shoqërisë Civile të Mitrovicës.

Albert Muja u ther për vdekje nga dy persona të dyshuar, në Mitrovicë. Njëri nga ta, Ardit Zymberi është vetëdorëzuar në polici, ndërsa, policia është në kërkim Lundrim Beqirit, të dyshuarit tjetër për këtë vrasje. /Gazeta Sinjali/