image Vrasja e 50-vjeçarit në Gjilan/ Arrestohen tre persona

Siguri

Vrasja e 50-vjeçarit në Gjilan/ Arrestohen tre persona

news image

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmë Gjilanin, ku 50-vjeçari, Bakush Veseli mbeti i vrarë sa ishte në një kafiteri, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuar.

Tutje policia ka njoftuar se është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore.

Ndërkaq trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një veturë me targa vendore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Sinjali/