image Vrasja dhe djegia e kosovarit 40 vjeçar në Itali, çfarë panë banorët afër vendit të krimit

Evropë

Vrasja dhe djegia e kosovarit 40 vjeçar në Itali, çfarë panë banorët afër vendit të krimit

news image

Detaje të reja kanë zbuluar mediat italiane për vrasjen e një 40-vjeçari nga Kosova, trupi i të i cilit u gjet i djegur në një veturë në provincën e Breshas. Viktima dyshohet se në të kaluarën ishte përfshirë në trafikun e drogës.

Siç shkruan mediumi ”Lastampa.it” banorët e zonës panë me shpejtësi të madhe teksa po vinte një automjet ku menjëherë shihej flakë e tym i zi, por askush nuk ishte larguar parë duke u larguar nga aty.

Besohet se kosovari u vra diku tjetër dhe u soll me veturën e tipit “Range Rover”.  Ai u gjet i djegur në bagazhin e veturës. Sipas medias italiane, kjo veturë ishte në pronësi të një 34-vjeçari po ashtu nga Kosova, i cili nuk e kishte raportuar veturën e tij të vjedhur.

40-vjeçari prej kohësh jetonte në zonën e Breshias. Sipas La Stampa, prokuroria publike e Breshas ka hapur rast ndaj personave ende të panjohur për publikun për vrasje me dashje.

Që në fillim, hetuesit i përqendruan hetimet në fushat e krimit që lidhet veçanërisht me tregtinë e drogës dhe dje në orët e vona të mbrëmjes në kazermë u dëgjua pronari i Range Rover-it, një 34-vjeçar kosovar, i cili kishte nuk e kishte raportuar vjedhjen e veturës. Për momentin 34-vjeçari nuk është duke u hetuar.

Zona ku ka ndodhur krimi është kontrolluar edhe me dron nga Karabinierët italianë, raporton Gazeta Express.

/GazetaSinjali/