Teksa kanë kaluar 6 vite nga vrasja e Kujtim Prengës në Gjermani, gjyqi ende vijon. Prenga, 46 vjeç, ish-oficer i Policisë Ushtarake, u qëllua me 5 plumba për hakmarrje. Mediat gjermane raportojnë se ngjarja ndodhi në 2017-n, në Visselhövede dhe në atë kohë u bë tituj në mediat gjermane dhe ato shqiptare.
Njëri prej autorëve të vrasjes është dënuar, ndërsa dy të pandehur të tjerë janë aktualisht në gjyq. I vetmi person i përfshirë në krim, i cili ishte dënuar më parë, i kishte treguar Policisë se ku ishte groposur dhe si autorë i kishte dhënë emrat e kushërinjve të tij tashmë të akuzuar. 36-vjeçari i akuzuar u ul pas tij në motor në janar 2017 dhe qëlloi ishoficerin Prenga përpara shkollës fillore në Visselhöved. Sipas aktakuzës, i akuzuari i dytë ka qenë i përfshirë në vëzhgimin e mëparshëm të 46-vjeçarit dhe ka njoftuar bashkëpunëtorët e tij kur burri është larguar nga banesa.
Motivi i krimit konsiderohet hakmarrja, pasi 46-vjeçari, i cili punonte në Shqipëri si oficer policie dhe në shërbimin e sigurisë, në vitin 2011 kishte qëlluar në një “situatë vetëmbrojtëse” mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 në një lokal me muzikë në Kamzë, 28-vjeçarin Armando Frrok.
Nga frika e “hakmarrjes së përgjakshme”, 46-vjeçari u arratis në Gjermani pas burgimit dhe jetoi me tre fëmijët e tij në Visselhövede deri sa u vra. Prokurori kërkoi që oficerët e Policisë holandeze të akuzoheshin sepse 36- vjeçari mësohet se u kishte thënë atyre në një hetim holandez në vitin 2018: “Unë u hakmora për vëllain tim”. Ai ka “të drejtën e hakmarrjes”, sipas kanunit, i cili supozohet se përfaqëson një lloj të së drejtës zakonore në Shqipëri-shkruajnë mediat gjermane për rastin.
Vrasja në Kamzë
Kujtim Prenga u qëllua me 5 plumba më 9 janar 2017 në qytetin e Viselhovedes në Gjermani. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të vajzës së tij të mitur, ndërsa 46-vjeçari kishte shkuar për ta marrë në shkollë. Pas 4 ditësh në koma, ai ka ndërruar jetë në spital. Kujtim Prenga, ishoficer i Policisë Ushtarake, ishte arrestuar dhe dënuar në Shqipëri pasi mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku. Prenga, atëherë 41- vjeçar, punonte si badigard në lokalin me muzikë kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike, pati një sherr, për të cilin ndërhyri si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.