image Voziti 417 km/h në Gjermani, nisin hetimet për milionerin çek

Evropë

Voziti 417 km/h në Gjermani, nisin hetimet për milionerin çek

news image

Prokurorët gjermanë kanë nisur hetimet ndaj një milioneri çek, i cili dyshohet se ka vozitur përgjatë një autostrade me shpejtësi deri në 417 km/h.

Radim Passer akuzohet se ka mbajtur një garë të paligjshme motorike në autostradën A2 midis Berlinit dhe Hannoverit në korrik të vitit 2021, shkruan Euronews.

Shoferi i automjetit “Bugatti Chiron” kishte regjistruar incidentin dhe kishte postuar një video në YouTube në fillim të këtij viti, duke marrë kritika të gjera në Gjermani.

Milioneri 58-vjeçar ka vozitur “me shpejtësi të papërshtatshme, duke mos respektuar rregullat e trafikut dhe në mënyrë të pakujdesshme, për të arritur shpejtësinë maksimale të mundshme”, thanë prokurorët.

Çeku mund të përballet me një dënim prej dy vjet burgim ose një gjobë të konsiderueshme parash nëse shpallet fajtor./GazetaSinjali/