image Vozitësi bën tejkalim në vijë të plotë, rrezikon pjesëmarrësit në trafik (VIDEO)

Sinjalizime

Vozitësi bën tejkalim në vijë të plotë, rrezikon pjesëmarrësit në trafik (VIDEO)

news image

Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut dhe rrezikohet jeta e qytetarëve.

Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, madje edhe rrezikimit të pjesëmarrësve në trafik ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Pejë-Klinë, konkretisht në fshatin Drenoc.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali videon ku shihet një shofer i cili në mënyrë që të shmang kolonën, tejkalon në vijë të plotë autobusin, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë.

Madje, sinjalizuesi ka deklaruar se videon e njëjtë e ka dërguar edhe në Polici, por sipas tij ata nuk e kanë marrë parasysh.

“Ja kom dërgu edhe policisë ama se kanë marr parasysh”, thotë ai.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/