image Voton presidenti Begaj: Ushtrova detyrën time si qytetar, sot ditë e rëndësishme për demokracinë

Shqipëri

Voton presidenti Begaj: Ushtrova detyrën time si qytetar, sot ditë e rëndësishme për demokracinë

news image

Presidenti i Shqipërisë. Bajram Begaj i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, kanë votuar rreth orës 09:00 për të vendosur drejtuesin vendor për 4 vitet e ardhshme.  

Pas votimit, Begaj ka dhënë një prononcim për mediat ku ka thënë se sot është ditë e rëndësishme në demokraci, ku edhe ai ka dhënë detyrën e tij si qytetar.

“Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci, dita e zgjedhjeve. Ushtrova detyrën time si qytetar. Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë sot ka ditën që mund të dëgjohet që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshimin. Unë e kam thënë që këto votime nuk janë të partive politike, por janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha ai.

/GazetaSinjali/