image Voton Kurti: Komuna është shumë e rëndësishme, është qeliza e Republikës

Voton Kurti: Komuna është shumë e rëndësishme, është qeliza e Republikës

news image

Në zgjedhjet e rundit të dytë të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot, votën e ka hedhur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti tha se Kosova e ka dëshmuar se është shtet demokratik dhe se komuna është qeliza e Republikës.

Po sa ushtrova të drejtën demokratike, për të zgjedhur kryetarin e komunës. Komuna është shumë e rëndësishme, është qeliza e Republikës. Inkurajoj të gjithë të dalin dhe përcaktojnë për vetën e tyre përmes udhëheqësve. Më 14 nëntor po e përmbyllim një vit të suksesshëm, i cili nisi më zgjedhjet e 14 shkurtit. Republika e Kosovës ka dëshmuar se është shtet demokratik”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Kurti ka apeluar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, teksa ka folur edhe për motin.

Moti është shume i bukur dhe pa të reshura andaj pjesëmarrja sa më masive është e pritshme. Me 14 nëntor mund të themi se po e përmbyllim një vit të mirë elektoral që nisi me 14 shkurt, vazhdoj me 17 tetor dhe tash e kemi balotazhin. Republika e Kosovës ka dëshmuar se është shtet demokratik dhe qytetarët në mënyrë të lirë zgjedhin kryetarët e komunave”, ka thënë Kurti. /GazetaSinjali/