image Memli Krasniqi: Zgjedhjet lokale janë zgjedhjet për qytetarët dhe jo për politikanë

Memli Krasniqi: Zgjedhjet lokale janë zgjedhjet për qytetarët dhe jo për politikanë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka hedhur votën e tij për rundin e zgjedhjeve lokale që po mbahen sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi me bashkëshorten e tij votuan në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.

Kryetari i PDK-së, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar.

Sepse besojmë se është obligim i të gjithëve dhe pavarësisht se kush e ka vazhduar garën, mendoj se qytetarët duhet të dalin në mënyrë sa më masive që të japin verdiktin e tyre se kush dëshirojnë të udhëheq në 4 vitet e ardhshme. Besoj se zgjedhjet lokale janë zgjedhjet për qytetarët dhe jo për politikanë. Është e rëndësishme që të kemi votim dhe pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në mënyrë që mandatet të kenë parasysh kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe familjeve të tyre”, tha Krasniqi./GazetaSinjali/