Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Abdixhiku u shpreh se sot është një ditë e veçantë dhe demokratike për vendin.
“Sot është një ditë e veçantë dhe demokratike për Kosovën, një ditë kur vendimmarrja kalon tek qytetarët aty ku duhet të jetë gjithmonë. I uroj qytetarët për festë të demokracisë dhe të ruajmë këtë standard demokracie që tash e sa kohë e dëshmojmë“. /GazetaSinjali/