image Pse numri i votuesve është më i madh se ai i banorëve, flet zëdhënësi i KQZ

Pse numri i votuesve është më i madh se ai i banorëve, flet zëdhënësi i KQZ

news image

Arsyeja pse numri i personave me të drejtë vote është më i madh se ai i banorëve tregon zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak se në listë të votuesve janë të përfshirë edhe qytetarët që jetojnë brenda dhe jashtë Kosovës.

“Lista votuese dhe regjistrimi i popullsisë duhet të shikohen ndaras, pasi në këtë listë të votuesve janë të përfshirë qytetarët që jetojnë brenda dhe jashtë Kosove, ndërsa në regjistrimin e popullsisë vetëm banorët rezident që jetojnë në Kosovë”, tha Elezi në emisionin zgjedhor në T7./GazetaSinjali/