Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca ka hedhur votën e tij në zgjedhjet lokale që po mbahen sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Emirës, Konjufca tha se “sot është vendimi për t’i zgjedhur kryetarët e komunave”.
Ndërkaq Konjufca iu bëri thirrje qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e votës.
“Urojmë që procesi zgjedhor të shkojë sa më mirë dhe në fund secili ta pranojë rezultatin”, u shpreh kryeprlamentari./GazetaSinjali/