image Voton Kadri Veseli: Një ditë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë

Kosovë

Zgjedhjet/ Voton Kadri Veseli: Një ditë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë

news image

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Kadri Veseli, sot ka votuar rreth orës 09:15 në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë.

“Sot është një ditë e mirë, një ditë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. Ju uroj gjithë qytetarët e vendit tim, i japim perspektivë vetvetes, Kosovës sonë perëndimore, të ardhmes tonë e fëmive tanë më së shumti. Përhajër na qoftë të gjithëve”, ka thënë Veseli.

I pari i PDK-së ka qenë i shoqëruar me bashkëshorten e tij, Violetën./Gazeta Sinjali