Kandidati për kryetar të Prishtinës në balotazh, Arben Vitia, ka votuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Vitia pas votimit është prononcuar në media duke thënë se dita e zgjedhjeve është një ditë thelbësore për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.
“Sapo e shfrytëzova të drejtën e votës në shkollën “Ali Sokoli”. Dita e zgjedhjeve është një ditë thelbësore për demokracinë dhe shtetin tonë, sot vendoset fati i kryeqytetit tonë ndaj është shumë e rëndësishme që secili dhe secila të marrin pjesë në këtë proces të votimit“, tha ai.
Ai ka bërë thirrje që të dalin të gjithë masivisht për votim.
Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu./GazetaSinjali/