image Vota "pro" e Malit të Zi për Kosovën në KiE, Abazoviq do t'i detyrohet parlamentit për shpjegime

Politikë

Vota “pro” e Malit të Zi për Kosovën në KiE, Abazoviq do t’i detyrohet parlamentit për shpjegime

news image

Për votimin “pro” në fazën e parë të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kryeministrit në mandatin teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do t’i duhet të shpjegohet para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme. Kjo për shkak se Abazoviq mban edhe detyrën e ministrit të jashtëm që nga shkarkimi i Ranko Krivokapiq. Anëtarët (pro-serbë) të Komisionit do ta pyesin atë saktësish rreth asaj se pse Mali i Zi mbështeti Kosovën, raportoi media malaziase “Portal Analitika”.

Mali i Zi votoi në favor të bartjes në faza të mëtejme të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërkaq pjesëtarë të koalicionit qeverisës të Abazoviqit, përkatësisht formacionet pro-serbe, e kanë kundërshtuar ashpër një vendim të tillë. Ata madje pretendojnë se janë shkelur procedurat duke qenë se qeveria malaziase ka refuzuar edhe ta diskutojë.

“Një hap më tutje ka bërë Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, i cili ka njoftuar se do të kërkojë nga Qeveria raport për arsyet dhe mënyrën e vendimit të Malit të Zi për të mbështetur pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, raportoi media malaziase.

/GazetaSinjali/