image Vondraçek shuan shpresat e Beogradit: Çekia nuk e tërheq njohjen për Kosovën

Politikë/ Vondraçek shuan shpresat e Beogradit: Çekia nuk e tërheq njohjen për Kosovën

news image

Kryetari i Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit çek, Radek Vondraçek,  i ka shuar shpresat e Beogradit zyrtar për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Ai sot në një fjalim drejtuar deputetëve të Kuvendit të Serbisë, ka deklaruar se nuk mund të pritet tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Çekia, raporton “Danas” i Beogradit.

Kohë më parë, presidenti Milos Zeman, gjatë  vizitës në Beograd, pati deklaruar se do të diskutojë me ekspertët kushtetues të vendit të tij, për mundësinë e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, një veprim që nuk përkon me postin kryesisht ceremonial të tij.

Mundësia e tërheqjes së njohjes së Kosovës ishte përjashtuar edhe nga Kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish. Duke komentuar deklaratat e presidentit Zeman rreth mundësisë së heqjes së njohjes për pavarësinë e Kosovës,  Babish pati  deklaruar se nuk sheh asnjë arsye që Çekia të ndryshoj qëndrim sa i përket çështjes së pavarësisë së Kosovës.

“Politika e jashtme e Çekisë, është gjithmonë në duar të qeverisë. Nuk shoh asnjë arsye, që Cekia të ndryshoj qëndrimin ndaj Kosovës”, ka thënë Babish.

Ndërsa, deklarata e sotme e Kryetarit të Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit çek, Radek Vondraçek, në Parlamentin Serb, është rikonfirmim se Republika e Çekisë  nuk do të tërheq njohjen për Kosovën. /Gazeta Sinjali/