image Von der Leyen nga Athina: Duhet t’i afrojmë më shumë miqtë që duan të hyjnë në BE

Evropë

Von der Leyen nga Athina: Duhet t’i afrojmë më shumë miqtë që duan të hyjnë në BE

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron në Athinë, me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitzotakis, për një darkë joformale me liderë të Ballkanit Perëndimor, në 20 vjetorin e Samitit BE-Ballkan Perëndimor.

Von der Leyen shkruan se përafrimi i shteteve që aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian duhet të ndodhë shumë më shpejt.

“Na duhet t’i sjellim miqtë tanë, aspirues për anëtarësim në BE shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt”, shkroi ajo në një postim në Tëitter, të cilin e shoqëroi me një fotografi nga Athina.

“Gëzohem që jam në Athinë, për të diskutuar për përspektivën evropianë të fqinjëve tanë dhe parterëve në Ballkanin Perëndimor dhe Lindor” .

Ajo thotë se “do të vazhdojmë t’i heqim barrierat mes rajoneve tona”.

Në darkën joformale në Athinë, po merr pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti, i cili nesër ka takim biletaral me nikoqirin Mitzotakis.  

/GazetaSinjali/