Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka shkruar në rrjetin e saj social, twitter, se i vjen mirë, që liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Berlin, vetëm një javë pas vizitës së saj në rajon.
“Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon. Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik. Duke filluar me energji”, shkroi ajo në Twitter.
Tutje Presidentja e Komisionit tha se Mbështetja në Energji prej 1 miliardë eurosh, që është ndarë nga Bashkimi Evropian, për Ballkanin Perëndimor, do të ndihmojë të formojë të ardhmen e përbashkët energjetike.
“Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike” ka thënë ajo.