image Von der Leyen: Jam e shqetësuar me situatën në veri – dialogu është rruga

Politikë

Von der Leyen: Jam e shqetësuar me situatën në veri – dialogu është rruga

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nga Prishtina ka bërë thirrje që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

Sipas saj, rruga e vetme për zgjidhjen e kësaj krize është dialogu.

“Jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është me rëndësi të shtensionohet situata dhe të ktheheni në bisedime”, është shprehur ajo.

“Derisa ne po flasim këtu, negociatorët janë në Bruksel për të diskutuar për këtë çështje. Situata duhet të shtensionohet dhe të vazhdohet me dialog.”/GazetaSinjali/