image Von der Leyen: Duhet qasje e përbashkët për vaksinim të detyrueshëm

Evropë

Von der Leyen: Duhet qasje e përbashkët për vaksinim të detyrueshëm

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha më 1 dhjetor se është koha që Bashkimi Evropian të mendojë rreth vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit.

“Si mund të nxisim dhe të mendojmë potencialisht rreth vaksinimit të detyrueshëm brenda Bashkimit Evropian? Kjo kërkon diskutim dhe qasje të përbashkët. Por, mendoj se ky është diskutim që duhet të zhvillohet”, deklaroi ajo në një konferencë për media.

Në anën tjetër, çështja e shëndetësisë është përgjegjësi ekskluzive e secilit shtet anëtar të BE-së. Dhe kjo ishte hera e parë që dikush nga zyrtarët evropianë nxitën debat rreth vaksinimit të detyrueshëm.

Përpos Austrisë, asnjë shtet tjetër deri më tani nuk ka imponuar vaksinimin e detyrueshëm, marrë parasysh se fjala është për çështje të ndjeshme që shkakton debat të ashpër në opinion./GazetaSinjali/