image Von der Leyen dhe Borrell marrin rrugën për Kiev, do të takohen me Zelenskyn - Sinjali

Von der Leyen dhe Borrell marrin rrugën për Kiev, do të takohen me Zelenskyn

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, janë nisur për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Von der Leyen postoi një fotografi sot në Twitter, ku shihet në afërsi të një treni bashkë me kryeministrin sllovak, Eduard Heger, i cili po i bashkohet udhëtimit, raporton CNN – transmeton Gazeta Sinjali.

“Drejt për në Kiev,” shkroi ajo.

Borrell, postoi gjithashtu një foto të tij dhe von der Leyen duke u nisur në udhëtimin e tyre.

Shefi i Komisionit Evropian do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten, sipas zëdhënësit presidencial ukrainas Sergei Nikiforov.

Vizita vjen pasi blloku miratoi pakon e pestë të sanksioneve kundër Rusisë të enjten në mbrëmje, veçanërisht duke vendosur një ndalim importi për qymyrin rus.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha në një konferencë për shtyp të NATO-s në Bruksel se sanksionet do të sinjalizonin “presion serioz” ndaj Rusisë, megjithëse ai ankohej për dështimin e bllokut për të synuar naftën dhe gazin rus në paketë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin