Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, janë nisur për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Von der Leyen postoi një fotografi sot në Twitter, ku shihet në afërsi të një treni bashkë me kryeministrin sllovak, Eduard Heger, i cili po i bashkohet udhëtimit, raporton CNN – transmeton Gazeta Sinjali.
“Drejt për në Kiev,” shkroi ajo.
Looking forward to Kyiv.@JosepBorrellF @eduardheger pic.twitter.com/YFAgGr5Tlc
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 8, 2022
Borrell, postoi gjithashtu një foto të tij dhe von der Leyen duke u nisur në udhëtimin e tyre.
Shefi i Komisionit Evropian do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten, sipas zëdhënësit presidencial ukrainas Sergei Nikiforov.
Vizita vjen pasi blloku miratoi pakon e pestë të sanksioneve kundër Rusisë të enjten në mbrëmje, veçanërisht duke vendosur një ndalim importi për qymyrin rus.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha në një konferencë për shtyp të NATO-s në Bruksel se sanksionet do të sinjalizonin “presion serioz” ndaj Rusisë, megjithëse ai ankohej për dështimin e bllokut për të synuar naftën dhe gazin rus në paketë.