image Von Cramoni për vizat: Në mes të nëntorit votohet në KE, s'ka datë për fundin e procesit

Politikë

Von Cramoni për vizat: Në mes të nëntorit votohet në KE, s’ka datë për fundin e procesit

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se është e befasuar se si ende nuk është marrë asnjë vendim për përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo tha se në mes të nëntorit pritet të ketë edhe një votim nga Këshilli Evropian për këtë çështje, derisa shtoi se është problematike, pasi nuk është dhënë asnjë datë për përfundimin e procesit.

“Kjo ishte në agjendë për herë të parë në grupin punues të Këshillit Evropian. Ende s’është marrë një vendim i qartë, do të ketë edhe një votim kah mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit dhe në prapaskenë po punojmë që ta shohim një vendim pozitiv që qytetarët e Kosovës e kanë merituar moti. Nuk mund t’ia shpjegosh askujt se kur Komisioni Evropian i shqyrton vlerësimet, që janë pozitive. Të gjitha kriteret janë përmbushur. Ende Këshilli s’ka vendosur, më besoni edhe unë po vuaj sa secili prej jush këtu. Kjo nuk arsyetohet që po ndodhë, e shpresoj se do të shohim rezultate sa më shpejtë”, tha ajo.

/GazetaSinjali/