image Von Cramon "selam" Kosovës për 17 shkurt: Nuk mund ta neglizhoni dialogun me Serbinë

Politikë

Von Cramon “selam” Kosovës për 17 shkurt: Nuk mund ta neglizhoni dialogun me Serbinë

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ndonëse festë, Cramon nuk harroi t’ia përmend Kosovës dialogun, duke thënë se është një çështje që nuk mund të neglizhohet, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Ju keni bërë shumë hapa në rrugën e gjatë dhe ajo që është përpara jush nuk është vetëm e lehtë. Por vendi juaj është plot potencial. Paqëndrueshmëria shpesh duket si rregull jo përjashtim, por për shoqërinë do të jetë më i rëndësishëm polarizimi dhe më shumë bashkimi”, ka shkruar Von Cramon.

Sipas saj, pa dialog Kosova nuk ka perspektivë për integrim në Bashkimin Evropian.

“Kosova dëshiron të shkojë përpara në rrugën e saj evropiane dhe ka shumë punë përpara. Brenda saj, ju duhet ta luftoni korrupsionin dhe ta ndihmoni ekonominë, por dialogu me Beogradin është diçka që nuk mund ta neglizhoni. Pa një marrëveshje me Serbinë, nuk ka perspektivë për integrimin në BE”, ka theksuar ajo.

Madje, ajo ka thënë se Kosova nuk mund të pres një të ardhme të mirë pa bërë edhe kompromise.

“Askush nuk duhet të presë që ka një të ardhme më të mirë përpara pa punë, angazhim dhe madje pa kompromise. Tani ka mundësi të reja, përdorni ato! Dhe sot shijoni pushimet tuaja! Urime Dita e Pavarësisë!”, shkroi Von Cramon./Gazeta Sinjali/