Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë që samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor ka qenë një dështim i madh.
Von Cramon përmes një postimi në Twitter, tha që kjo dërgon një “sinjal katastrofik”.
“Ky samit BE-Ballkan Perëndimor ka qenë dështim i madh. Dërgon sinjal katastrofik. Është vetëm një njeri i lumtur nga kjo situatë dhe ai ulet në Kremlin. I lanë të udhëtojnë në Bruksel, të gjashtë vendeve, dhe s’u dhanë asgjë. As Bosnja s’e mori statusin e kandidatit, edhe më keq Shqipëria e Maqedonia e Veriut s’nisën negociatat e pranimit dhe Kosova s’mori liberalizimin e vizave”, ka shkruar ajo në Twitter.
This EU – Western Balkans Summit was a complete failure.
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) June 24, 2022
This sends really a disastrous signal.
There is only one person happy from this situation, and that guy sits in the Kremlin.https://t.co/ECfWPM2AX5