image Von Cramon për pezullimin e adresave të shqiptarëve: BE duhet t’i reagojë urgjentisht Serbisë
[wp-story id="814678"]

Evropë

Von Cramon për pezullimin e adresave të shqiptarëve: BE duhet t’i reagojë urgjentisht Serbisë

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar Serbisë për çështjen e pezullimit të adresave të shqiptarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka replikuar në një postim të Kryetarit të Preshevës në Twitter, Shqiprim Arifi, i cili shkroi se pezullimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është sistematike.

“Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, Emisari Special Miroslav Lajçak dhe Komisioneri Oliver Varhelyi”, shkroi ai.

/Gazeta Sinjali/