image Von Cramon: Nuk kishte nevojë të shkarkohej Qeveria

Von Cramon: Nuk kishte nevojë të shkarkohej Qeveria

news image

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, është shprehur tejet e zhgënjyer me zhvillimet politike.

Cramon në një intervistë për emisionin “Desku” në KTV, tha se në këtë kohë pandemie, Kosovës i duhet një Qeveri funksionale dhe forca të përgjegjshme politike.

Sipas saj, kjo nuk i shërben popullit në Kosovë, e as shtetit në nivelin ndërkombëtar.

Ajo thotë se nuk kishte asnjë nevojë për rrëzim të Qeverisë, meqë i kishte vetëm 50 ditë dhe u shpreh e gatshme për bashkëpunim.

“Për ne si vëzhgues ndërkombëtarë nuk kishte nevojë që të shkarkohej qeveria apo të kërkohej mocioni i mosbesimit. Por nga ana tjetër vinin ‘cicërimat’ e ambasadorit Grenell që e kërkonte heqjen e taksës. SHBA-ja dhe BE-ja kanë pasur qëndrime të kundërta për zhvillimet e fundit në Kosovë”, tha ajo. /Gazeta Sinjali/