image Von Cramon: Nëse Parlamenti Evropian do ta thoshte fjalën e fundit, Kosova do të kishte liberalizim të vizave

Politikë

Von Cramon: Nëse Parlamenti Evropian do ta thoshte fjalën e fundit, Kosova do të kishte liberalizim të vizave

news image

Viola Von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, tha se po të ishte liberalizimi i vizave për Kosovën në dorën e Parlamentin Evropian, do të ishte punë e kryer por, sipas saj, një gjë e tillë është në “mëshirën” e presidentit të Këshillit Evropian”.

Von Cramon i është përgjigjur një postimi të faqes “Kosdata” në Twitter, në të cilin thuhej “kosovarë, thoni diçka të mirë për Bashkimin Evropian”, duke paraqitur Kosovën si vendin e vetëm në Evropë që nuk ka të drejtë për lëvizje të lirë.

“Njerëz, unë jam e vetëdijshme për këtë fakt. Fatkeqësisht, nuk varet nga unë që të vendos për këtë. Më besoni, nëse ne në Parlamentin Evropian do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte të njëjtat mundësi udhëtimi si të gjitha shtetet tjera evropiane, por është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin”, ka shkruar Von Cramon në Twitter./Gazeta Sinjali/