image Von Cramon me kërkesë: Gjermania të sjellë më shumë trupa në Kosovë

Siguri

Von Cramon me kërkesë: Gjermania të sjellë më shumë trupa në Kosovë

news image

Eurodeputetja Viola Von Crammon që është edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentit Europian, ka shpërndarë në platformën X një njoftim të Qeverisë britanike ku thuhet se Londra do ta shtojë prezencën ushtarake në Kosovë edhe me 200 trupa tjera.

Ajo ka thënë se këtë duhet ta bëjë edhe Gjermania, e cila sipas Von Cramon, duhet të prijë me vendosjen e trupave në Kosovë.

“Vendim i rëndësishëm për të vendosur 200 trupa luftarakë  britanikë për ta përforcuar KFOR’in -NATO’n në terren. Gjermania duhet të prijë me vendosjen e trupave për të siguruar paqen, dhe për t’i mbrojtur në Kosovë aty ku KFOR’i dhe NATO janë jetikë” ka shkruar eurodepuetja gjermane.

Aktualisht Bundeswehri ka 85 ushtarë në Kosovë por sipas mediave gjermane në bazë të vendimit për zgjatjen e mandatit të tyre numri i ushtarëve mund të rritet deri në 400.

/GazetaSinjali/