Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, po shpreson se kryeministri Albin Kurti do ta dëshmojë se e kupton rëndësinë e këtij dialogu, pasi vullneti është një parakusht për negociata të suksesshme dhe kjo vlen si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo tha se takimi i djeshëm ishte një hap i rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, pasi është takimi i parë që kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori detyrën këtë vit.
Von Cramon, tha se administrata e presidentit Biden ka pritje të mëdha, por “ne gjithashtu shohim nevojën që kryeministri Kurti të mos ngutet, por të mendojë me kujdes për atë që është arritur deri më tani”, shkruan Danas.
“Puna e qeverisë së tij duhet të bazohet në arritjet e mëparshme. Sidoqoftë, këto do të jenë negociata të komplikuara dhe ne nuk duhet të presim që rezultatet të arrihen menjëherë pas një raundi, dhe ne duhet të kemi parasysh se për asgjë nuk është rënë dakord derisa gjithçka të bihet dakord”, theksoi Von Cramon./GazetaSinjali/