image Von Cramon kërkon përpjekje që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme Kosovë-Serbi - Sinjali

Von Cramon kërkon përpjekje që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme Kosovë-Serbi

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka kërkuar marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Cramon përmes një postimi në Twitter, ka thënë se përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, do të rifillojë këtë dialog në Prishtinë, e më pas në Beograd.

“Le të përpiqemi për një marrëveshje të qëndrueshme dhe të negociuar mirë me një pjesëmarrje të gjerë dhe pranuese të të gjithë palëve të interesuara në Kosovë dhe Serbi. Përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajçak do të rifillojë këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja sot në Prishtinë dhe javën tjetër në Beograd”, ka shkruar ajo./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin