image Von Cramon: Kërkoj që qytetarët e Kosovës të kenë qasje të njëjtë në Zonën Schengen pa viza

Evropë

Von Cramon: Kërkoj që qytetarët e Kosovës të kenë qasje të njëjtë në Zonën Schengen pa viza

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të mbajë fjalën e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.

Von Cramon duke komentuar raportin për Kosovën në Komisionin për punë të jashtme të PE-së, ka kërkuar që të jepet drita e gjelbër për heqjen e vizave.

Ajo theksoi se njerëzit në Kosovë janë me të drejtë të frustruar për shkak të zvarritjes së këtij procesi.

“Qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të njëjtë në Zonën Schengen pa viza, kjo çështje është në Këshillin e BE-së për dy vjet tani. Njerëzit në Kosovë janë të frustruar me të drejtë, prandaj kërkoj nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të japë një sinjal, afat kohor të qartë dhe të japë dritën e gjelbër lidhur me këtë vendim sa më shpejt që është e mundur. Kjo ka të bëjë me mbajtjen e premtimit tonë në rajon”, tha ajo. /Gazeta Sinjali/