Gjatë ditës së sotme, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, deklaroi se trazirat politike dhe pandemia e koronavirusit, nuk bën të përdorën si avantazh nga asnjë politikan në Kosovë.
Mirëpo, ndryshe u shpreh ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha se është i gëzuar që do të mbahet seanca e nesërme për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
E ndaj kësaj deklarate të Kosnettit ka reaguar ashpër eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, e cila, deklaratën e ambasadorit amerikan e quajti “të pabesueshme” dhe të “papërgjegjshme”.
“Një autogol i SHBA-së në Kosovë me një dimension historik. Si mundeni ju, ambasador, të jeni të kënaqur të shihni rënien e një qeverie funksionale gjatë pandemisë me koronavirusin? E pabesueshme. E papërgjegjshme. Ndihem shumë keq për qytetarët e Kosovës. Ata s’e meritojnë këtë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Nesër Kuvendi i Kosovës, nga ora 11:00, pritet të mbajë seancën ku në rend dite do të jetë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, mocion ky i ngritur nga partneri i koalicionit, LDK-ja. /Gazeta Sinjali/
An own goal of the US in #Kosovo with a historical dimension. How can you an ambassador be pleased to see a functional government tumbling in the #CoronaPandemic? Unbelievable. Irresponsible. I feel terrible sorry for the citizens of #Kosovo. They don’t deserve this. https://t.co/oLA0XCdpen
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 24, 2020