image Von Cramon: E papranueshme mohimi ndaj shqiptarëve të Luginës për të votuar

Rajon

Von Cramon: E papranueshme mohimi ndaj shqiptarëve të Luginës për të votuar

news image

Eurodeputetja Viola von Cramon, ka thënë se zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira por as të drejta.

Ajo ka shkruar edhe për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe pamundësinë e tyre për të votuar.

Von Cramon ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter se në zgjedhjet e Serbisë u pa presioni direkt te votuesit që punojnë në administrata publike si dhe sulmet fizike siç ishte ai ndaj liderit opozitar Pavle Grboviq.

Po ashtu raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka thënë se Serbia duhet të rreshtohet krah BE-së për sanksionet ndaj Rusisë.

Në zgjedhjet e së dielës në Serbi u raportua se mbi 6 mijë shqiptarë në Luginën e Preshevës janë larguar nga listat zgjedhore.

/GazetaSinjali/