image Volnovakha u shkatërrua pothuajse plotësisht në ditët e para të luftës

Botë

Volnovakha u shkatërrua pothuajse plotësisht në ditët e para të luftës

news image

Qyteti ukrainas i Volnovakha u shkatërrua pothuajse plotësisht në ditët e para të luftës, me bombardime intensive që synonin shtëpitë e civilëve.

Rreth 90% e ndërtesave janë dëmtuar ose shndërruar në rrënoja, dhe të vdekurit qëndrojnë të pavarrosur në rrugë, thonë banorët, shkruan The Guardian.

Qindra në mos mijëra njerëz janë ende të strehuar në bodrume pa ngrohje apo energji elektrike si dhe me pak furnizime të ushqimit dhe ujit.

Marina, një ekonomiste dhe nënë e tre fëmijëve, tregon historinë e javës së skëterrë të familjes së saj nën zjarr – dhe arratisjen e tyre të tmerrshme: “Jeta ime është e ndarë në para dhe pas këtyre ngjarjeve që ndodhin në vendin tim. Nuk i mbaja dot lotët për gjithë shkatërrimin“.

Ajo tha se kur dëgjuan lajmin se federata ruse po planifikonte të ‘çlironte’ disa territore, nuk e besonin, as që menduan se ishte e mundur në botën moderne. Kjo është arsyeja pse ata vendosën të qëndrojnë në vendin ku jetojnë.

Ajo tutje shton se nëse do të kishin imagjinuar qoftë edhe një sekondë atë që do të vinte, do të kishin provuar të shpëtonin që në momentin e parë që nisën granatimet.

Fëmijët e tyre janë pesë, gjashtë dhe 13 vjeç. Ata kanë marrë një traumë psikologjike nga kjo që do të zgjasë gjithë jetën për ta.

/GazetaSinjali/