image Volkswageni paralajmëron modelin e ri me të cilin do të vendosë standarde të reja

Automjete

Volkswageni paralajmëron modelin e ri me të cilin do të vendosë standarde të reja

news image

Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Volkswagen, ka publikuar një skicë me të cilën paralajmëron projektin e ri të quajtur “Trinity”.

Sipas këtij prodhuesi, “Trinity” do të jetë modeli i ardhshëm më i madh elektrik i cili do të vendosë standarde të reja në lidhje me gamën, shpejtësinë e mbushjes së baterive si dhe me softuer.

Bazuar në skicën, duket se “Trinity” do të vijë në formë “Fastback”, ngjashëm me konceptin I.D. Vizzion që është prezantuar para disa vjetësh, transmeton Koha.

“Volkswagen Trinity Project” pritet të prodhohet gjatë vitit 2026 në fabrikën Wolfsburg, në Gjermani, me sistemin e ri autonom të vozitjes në nivelin dy (jo me këto që tashmë janë në treg). Po ashtu, teknikisht, do të jetë i gatshëm edhe për nivelin katër i cili do të aktivizohet më vonë, shkruan autoexpress.

“Trinity Project” do të jetë në krye të gamës së veturave tërësisht elektrike në Volkswagen, si dhe do të vijë me arkitekturën e re dhe se do të përdorë sistemin më të ri elektrik të tërheqjes, teknologjinë më të re të baterive si dhe softuer më modern. Njëri nga prioritetet është se modeli i ri do të ofrojë autonominë goxha të gjatë me vetëm një mbushje të baterisë./GazetaSinjali/