Brendi gjerman i veturave Wolkswagen do të ndryshojë emrin e degës së saj në SHBA nga Volkswagen në Voltswagen, shkruan Gazeta Sinjali.
Presidenti dhe shefi ekzekutiv i Voltswagenit në Amerikë, Scott Keogh, tregon se ky ndryshimi do të ndodhë në muajin maj.
“Do ta ndryshojmë shkronjën K për T, por ajo që s’do të ndryshojë është vendosmëria e brendit për të prodhuar veturat më të mira për shoferët kudo”, ka thënë Keoghm shkruan CNN.
Sipas tij, brendi është duke kaluar drejt të ardhmes elektrike. /GazetaSinjali/