image Volkswagen kërkon t'i tërheqë nga tregu 56 mijë vetura Golf, kjo është arsyeja - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

56.412

Të shëruar

49.713

Të vdekur

1.420

Volkswagen kërkon t’i tërheqë nga tregu 56 mijë vetura Golf, kjo është arsyeja

news image

Prodhuesi gjerman i veturave “Volkswagen”, ka njoftuar se do të kërkojë tërheqjen nga tregu të 56 mijë veturave të modelit më të shitur, Golf, për ta rregulluar një problem souftverik, i cili ka të bëjë me sistemin e informimit dhe kamerën.

Nga ky ndryshim do të preket Golf 8, përkatësisht veturat që janë prodhuar deri në korrikun e vitit të kaluar. Por, tërheqja e veturave nuk është e obligueshme, por masë vullnetare, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Kompania Volkswagen edhe vitin e kaluar u detyrua që ta shtynte datën për hedhjen në treg të modelit Golf pikërisht për shkak të problemeve me softuerin. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: