image Volkswagen kërkon t'i tërheqë nga tregu 56 mijë vetura Golf, kjo është arsyeja

Automjete

Volkswagen kërkon t’i tërheqë nga tregu 56 mijë vetura Golf, kjo është arsyeja

news image

Prodhuesi gjerman i veturave “Volkswagen”, ka njoftuar se do të kërkojë tërheqjen nga tregu të 56 mijë veturave të modelit më të shitur, Golf, për ta rregulluar një problem souftverik, i cili ka të bëjë me sistemin e informimit dhe kamerën.

Nga ky ndryshim do të preket Golf 8, përkatësisht veturat që janë prodhuar deri në korrikun e vitit të kaluar. Por, tërheqja e veturave nuk është e obligueshme, por masë vullnetare, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Kompania Volkswagen edhe vitin e kaluar u detyrua që ta shtynte datën për hedhjen në treg të modelit Golf pikërisht për shkak të problemeve me softuerin. /Gazeta Sinjali/