Sot Federata e Futbollit të Kosovës e ka refuzuar kandidaturën e djalit të legjendës Fadil Vokrri, Gramozit, shkruan Sinjali Sport.
Komisioni në vendimin e publikuar sot i ka cilësuar si kontestuese nënshkrimet e klubeve FC Prishtina, KF Ulpiana 1926 dhe KF Kika.
Mirëpo Vokrri i ka publikuar nënshkrimet e këtyre klubeve.
“Në arsyetimin FFK-së kontestohen nënshkrimet e KIKËS, ULPIANËS dhe PRISHTINËS. Të bashkangjitura keni faktet që dëshmojnë të kundërtën. Këto nënshkrime kanë emra, mbiemra dhe vendime nga klubet e tyre”, ka thënë Vokrri.
Zgjedhjet për kryetar të FFK-së do të mbahen më 6 prill.