image Vojvoda e Hadërgjonaj janë të ftuar nga Gliha, por do të mungojnë sonte

Futboll

Vojvoda e Hadërgjonaj janë të ftuar nga Gliha, por do të mungojnë sonte

news image

Kosova do të luajë sonte me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Ky duel është në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm.

Bazuar në listën që ka publikuar UEFA për ndeshjen e sontme, mungojnë dy futbollistë kyç, Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda.

Të dy këta ishin në listën që Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar të premten për futbollistët e ftuar në tri ndeshjet e këtij muaji.

Kujtojmë se Mërgim Vojvoda luajti mbrëmë pesë minuta për Torinon në barazimin ndaj Monzas.

E Hadërgjonaj ishte në bankën rezervë dje në humbjen që pësoi ekipi ii tij Alanyaspor nga Gazientep.

Lista e publikuar nga UEFA është vetëm për ndeshjen e sontme, ndërsa për dy duelet e tjera, Hadërgjonaj e Vojvoda pritet të jenë në ekipin e Kosovës. 

/GazetaSinjaliSport/