Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe mesfushori, Valon Berisha kanë reaguar menjëherë pas shkarkimit të përzgjedhësit Bernard Challandes.
Tekniku zviceran sot i dha fund aventurës si trajner i “Dardanëve”.
Së fundmi, Vojvoda përmes një postimi në Instagram falënderoi trajnerin.
“Faleminderit trajner për punën”, shkroi ai
Pas Vojvodës, një postim ka bërë edhe mesfushori, Valon Berisha.
“Faleminderit për gjithçka trajner, të urojë gjitha të mirat në kapitullin e ri në jetë”, ka shkruar mesfushori i Reims.