image Vogëlushja 6-muajshe shërohet nga koronavirusi, mjekët shpërthejnë në lot e duartrokitje

Botë

Botë/ Vogëlushja 6-muajshe shërohet nga koronavirusi, mjekët shpërthejnë në lot e duartrokitje

news image

Erin Bates ka dalë me të ëmën nga spitali, pas 14 ditësh izolim. Të dyja ishin prekur nga koronavirusi, ndërkohë që vajza e vogël kishte kaluar edhe probleme me zemrën.

Ky moment është kaluar me lot në sy dhe duartrokitje nga mjekët dhe infermierët, teksa e vogla nxirrej nga izolimi.

Vajza e vogël mori kujdes shëndetësor në spitalin Alder Hey në Liverpool. Ajo kaloi disa ditë në njësinë e kujdesit intensiv ndërsa mjekët e kishin lidhur me makineri që e ndihmonin që të merrte frymë.

Të premten, mjekët u thanë prindërve të saj Emma dhe Wayne se vajza kishte arritur më në fund që ta fitonte betejën me sëmundjen.