Vogëlushi 5-vjeçar ka shpëtuar shtatë anëtarët e familjes nga flakët e zjarrit në shtëpinë e tyre në Kingston të SHBA-ve, të dielën në mëngjes, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai fillimisht tërhoqi motrën e tij të vogël përmes dritares së dhomës së gjumit, pastaj shpëtoi qenin e tij dhe ndezi alarmin për të zgjuar pjesëtarët e tjerë të familjes.
Asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime serioze, ndërsa vogëlushi 5-vjeçar pësoi vetëm një djegie të lehtë në dorë.
Zjarri në banesën e tyre kishte shpërthyer natën si pasojë e një shkëndije elektrike./Gazeta Sinjali/