image ‘Vogëlushët’ në foto sot mbajnë pozita të rëndësishme, a i njihni?

'Liderët e vegjël'/ ‘Vogëlushët’ në foto sot mbajnë pozita të rëndësishme, a i njihni?

news image

Fotografi të rralla të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Ramush Haradinajt e Kadri Veselit, janë publikuar nëpër rrjetet sociale.

Sot këta persona janë shumë të njohur për publikun, madje të gjithë ishin kandidatë për postin e kryeministrit në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, fitues i zgjedhjeve është Albin Kurti, pas tij radhiten Vjosa Osmani, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj. Ky i fundit ishte shef i Qeverisë së Kosovës, rreth dy vite, dha dorëheqje më 19 korrik të këtij viti për shkak të ftesës që mori nga Gjykata Speciale.

Ndërsa, Kadri Veseli, ishte kryeparlamentar në legjilaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmani e LDK-së kanë thyer rekordin e deritashëm për numrin e votave brenda subjektit të tyre duke qenë bartës të listës. Partitë e tyre pritet ta formojnë qeverinë e re.

Shihni fotografitë e tyre kur ishin të vegjël:

Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje
Vjosa Osmani, Lidhja Demokratike e Kosovës

Kadri Veseli, partia Demokratike e Kosovës

Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

/Gazeta Sinjali/