Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka vjedhur kabllo me vlerë prej 1 mijë e 300 eurosh në Fushë Kosovë.
Pronari i kabllove është ankuar në polici pasi ka vërejtur mungesën e tyre.
Ndërkaq, në raportin e policisë, thuhet se i dyshuari përveç kabllove ka vjedhur edhe gjësende të tjera.
Ngjarja ka ndodhur dje gjatë ditës, rreth orës 15:00.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./ Gazeta Sinjali/