image Grabitja e armatosur në Prishtinë/ Kapen dy të dyshuarit

Siguri

Grabitja e armatosur në Prishtinë/ Kapen dy të dyshuarit

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me inicialet A.K., 37-vjeçar dhe B.N., 35-vjeçar, pasi që të njëjtit dyshohen për grabitje të armatosur, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot, rreth orës 13:00 është raportuar në polici një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, ku dy persona të dyshuar kanë grabitur një shumë parash në një market.

Njësia e Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrit të identifikojnë dy personat e dyshuar si dhe në vendngjarje kanë sekuestruar një armë.

Personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sipas policisë, A.K. dhe B.N. dyshohet se janë të përfshirë edhe në dy raste të tjera të natyrës së njëjtë.

/GazetaSinjali/