Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, A.I., 33-vjeçar dhe H.G., 34 –vjeçar sot në fshatin Jezerc të Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.
Të arrestuarit dyshohet se kishin prerë dhe vjedhur drunj në Bjeshkët e Jezercit, të cilat po i transportonin me një traktor rimorkio dhe një automjet (pikap).
Sipas komunikatës së Policisë, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /GazetaSinjali/