image Vlora Çitaku thotë se Kosova është gati për takimin me Serbinë

Politikë

Vlora Çitaku thotë se Kosova është gati për takimin me Serbinë

news image

Para takimit të delegacionit kosovar dhe atij serb nën ndërmjetësimin e emisarit amerikan, Richard Grenell, në Shtëpinë e Bardhë, përfaqësuesit nga Kosova në këtë takim thonë se janë gati, shkruan Gazeta Sinjali.

Të paktën e gatshme për takimin në fjalë thotë se është ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Çitaku ka shkruar “Gati, Kosova” në Facebook, duke ia bashkëngjitur një fotografi të flamurit të Kosovës me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lidhur me këtë takim, para pak minutave, para mediave ka folur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se me Serbinë do të diskutojnë vetëm për njohje reciproke.

“Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç njohjes reciproke. Unë besoj se marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik, është një hap më afër normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve mes dy vendeve, që është njohja reciproke”, tha Hoti para gazetarëve./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10157219561537414